AKU Shkodër bllokon kamionin me 25 ton misër qe vinte nga Serbia, rezultoi me aflatoksinë

AKU Shkodër bllokon kamionin me 25 ton misër qe vinte nga Serbia, rezultoi me aflatoksinë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi. 

 

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aflatoksinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. 

 

Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia. 

 

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral. 

 

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

 

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat. Ushqimi i kafshëve i infektuar me alfatoksinë nuk rrezikon vetëm shëndetin e bagëtive të imta dhe të lopëve, por mund të ketë pasoja edhe për njerëzit, pasi toksina depozitohet dhe tek qumështi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy