Itali/ Goditet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video pornografike online (VIDEO)

Itali/ Goditet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video pornografike online (VIDEO)

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet pedofilësh italianë, të cilët shkëmbenin materiale pedopornografike në një platformë të njohur online.

Imazhet realizoheshin dhe nga adoleshentë, të cilët i shisnin online në bazë të një liste çmimesh dhe sipas kërkesave.

Hetimet e operacionit nisën pas denoncimit të dy prindërve, të cilët dyshuan pas përdorimit të shpeshtë të rrjeteve sociale nga vajza e tyre adoleshente.

Hetimet zbardhën një rrjet të konsoliduar shitjesh online të videove e imazheve pedopornografike e pornografike të autoprodhuara nga adoleshentë e të rritur në shkëmbim të pagesave në llogari bankare online.

Marrëveshjet për shitje e blerje të materialeve pornografike bëheshin përmes chat-eve e listës së çmimeve të publikuar online që parashikonin përveç dërgimit të imazheve e videove dhe biseda seksuale e video-seksuale live.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy