
Fermerët paralajmërojnë protesta. Pas atyre të Myzeqesë, edhe fermerët e Devollit thonë se do të protestojnë për të kërkuar mbështetjen financiare të qeverisë. Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV, një prej organizatorëve të protestës, Bardhi Zhuleku, tha se protesta do të jetë paqësore dhe nëpërmjet saj do t’i kërkohet qeverisë të mbështesë prodhuesit vendas.
Rrugën nuk do ta bllokojmë. Protesta do të jetë paqësore. Do të protestojmë me mjetet tona. Është protestë e fermerëve. Bëhet fjalë për bukën e gojës, që të mos ikin të rinjtë, por të investojnë këtu. Unë u ktheva para 10 vitesh, investova këtu por nuk gjeta mbështetje. Njerëzit po ikin. Duhet ndihmuar bujqësia dhe jo të vejë në një derexhe të tillë.



