Në këtë prag nisje të sezonit të ri turistik, Velipoja thuajse është gati për të pritur turistët e huaj dhe ata vendas. Autoritetet vendore kanë marrë masat për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik në veri të vendit, ndërsa për operatorët turistikë problemi më i madh mbetet mungesa e fuqisë punëtore.



