Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e enjte procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e vendit.
Njoftimi zyrtar i bërë publik sot, do të sjellë në këtë mënyrë një qartësim edhe të vetë mësuesve dhe nxënësve të cilët në shumë shkolla në vend kanë qenë konfuz edhe për ditën e sotme, pas disa deklaratave të djeshme nga drejtues vendor se do të pezullohej mësimi për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut.
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që Ministria e Arsimit të urdhërojë nisjen e procesit mësimor gjatë ditës së nesërme, pas një vendimi të mëparshëm se mësimi do të pezullohej dy ditë.



