
Kryeinspektori Shtetëror i Punës, Eljo Muçaj thotë se vdekja e punëtorit të ndërtimit Adrian Fejzullahi, 28 vjeç, i cili humbi jetën më 27 maj teksa punonte duke rënë nga kati i shtatë i një pallati në ndërtim ku ngjiste kova me llaç është nën hetim.
Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se rasti është nën hetim dhe në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera po vlerësohen se ku nuk janë zbatuar, ose si janë zbatuar kushtet e sigurisë.
Muçaj paralajmëron ashpërsim të masave që do të merren nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Ka çështje, por do përditësojmë në vijim, punëtori rezultonte i siguruar. Kishte 5 ditë që punonte në kantier.
Na duhet koha e nevojshme që të bëhet gjithë hetimi i ngjarjes. Ndërkohë është marrë masa e pezullimit nga ana e Inspektoriatit të Punës, ndërsa masa administrative merret pasi dilet me vendim përfundimtar.
Punonjësit rezultojnë të siguruar, çështja është se sa mirë janë respektuar protokollet e sigurisë.
Kjo është një kulturë e përgjithshme që bashkë dhe me mendimin tuaj duhet t’i japim zë. Është përgjegjësi e punëdhënësit të garantojë masat e sigurisë në kantieret e sigurimit por jo vetëm.
Punëmarrësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm të zbatojnë më rigorozitet protokollet e sigurisë. Që ka probleme kjo është evidente.
Inspektoriati Shtetëror i Punës është në inspektim çdo ditë, por s’mund të jetë pas çdo kantieri.
Ne realizojmë vizita të shpeshta sidomos në kantieret që janë masiv dhe kanë një numër të madh punonjësish, por është opinioni i përgjithshëm dhe mediat që duhet t’i japin zë të fortë kulturës së sigurisë në punë, që shumë shpejt e nënvlerësojmë.
Gjithsecili duhet të jetë në vendin e punës së tij në kohën e punës.
Masat e Inspektoriatit do shtrëngohen, edhe pse aktualisht janë të forta dhe prezentë.



