
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë identifikuar 73 raste të reja infektimesh me Covid, nga 1041 testime të kryera.
Ndërkohë në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person i infektuar, një 77-vjeçar nga Shkodra.
Rastet e reja janë: 22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Ndërkohë janë 974 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.



