Prej me shumë se një muaji 36 familje të komunitetit egjiptian në qytetin e Kavajës vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Të gjendur përballë një situatë pa zgjidhje nga bashkia, ata protestuan këtë të premte përballë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.



