Klasat kolektive, Muça: Nuk janë fenomen i ri, mësuesit janë të përkushtuar

Klasat kolektive, Muça: Nuk janë fenomen i ri, mësuesit janë të përkushtuar

Viti i ri shkollor ka nisur me problemet e vjetra. Mësimi me turne dhe klasat kolektive vijojnë të ndiqen si praktika në disa shkolla të vendit. Në një lidhje Skype, Hasan Muça, drejtor i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, tha se në rajonin e veriut nuk ka shkolla të mbyllura për mungesë nxënësish, ndërsa mësimi në klasa kolektive vijon në disa zona.

Dua t’ju bëj me dije se në ditën e parë të shkollës ishin 435 mijë nxënës në të gjithë vendin. Në rajonin  e veriut në këtë vit shkollor nuk kemi shkolla që nuk kanë hapur dyert. Ky vit ka nisur me një risi historike që secili prej nesh duhet ta trumbetojë dhe ka të bëjë me abetaren e unifikuar. Nuk është një ditë historike por një ditë krenarie për secilin prej nesh.  

Klasat kolektive nuk janë fenomen i ri. A kemi cilësi me klasa kolektive? Nxënësit a e marrin kujdesin arsimor. Në rajonin e veriut ka shkolla me klasa kolektive, por falë punës së përkushtuar të mësuesve dhe nxënësve, ne jemi munduar që në asnjë moment të mos çedojmë në atë që duhet të japim. Nxënësit sot nuk janë thjesht nxënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy