'Nuk duhet të kemi frikë të kallëzojnë”, Vishaj: Libri i dedikohet viktimave të dhunës në familje

'Nuk duhet të kemi frikë të kallëzojnë”, Vishaj: Libri i dedikohet viktimave të dhunës në familje

Juristi Saimir Vishaj kanë ‘FactCheck’ ka folur lidhur me librin e tij më të ri ‘Avokati im në luftë kundër dhunës në familje’ për të cilin u shpreh se është më tepër një manual i cili do të shpërndahet falas nga Konispoli në Vermosh.

Ai tha se ky libër i dedikohet dhunës në familje e cila nuk lidhet vetëm me dhunën fizike dhe se sipas tij është një fenomen për të cilin duhet të luftojmë për ta penguar.

Ne kemi problem sot kallëzimin sepse është një fenomen që e kemi të trashëguar nga mentaliteti që kemi pasur nga familja patriarkale. S’mund ta besoj akoma që në 2023 kemi meshkuj që e blejnë femrën, e shohin si send. Disa nga shkaqet e dhunshme në familje është se deri dje kemi pasur figurën e mashkullit që sillte të gjitha të ardhurat dhe femra ishte ajo që vepronte vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sot është thyer, femra po mundohet të gjejë pozitën e saj shoqërore dhe mashkulli se përtyp dot, sot kemi meshkuj që janë të papunë, që pinë dhe e quajnë veten sikur ata janë të parët. ‘

Pika që si bie se nga gratë rrojnë’, vazhdon dhe sot dhe dhuna në familje nuk është vetëm fizik, dhunë në familje është dhe kur nuk çon pagën në shtëpi, mosbëria seks është dhunë në familje, kemi dhe mosveprimin, jo vetëm veprimin. Pra ajo që ligjvënësi ka vënë për herë të parë që duhet ta presim është mosveprimi tek fëmija kur sheh një skenë dhune dhe ky është fenomeni që ne duhet ta pengojmë sot të thyejmë mentalitetin. Ky libër që është dhe manual dhe është falas nga Konispoli në Vermosh është udhëzues për të gjithë personat se si të marrin urdhra mbrojtës, të realizojnë kallëzimet sepse statistikat e shumta të dhunës në familje duhet të bëjnë evidentimin. Nuk duhet të kenë frikë të kallëzojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy