Rusi/ Dhunohet aktivisti dhe kundërshtari i Putin, Yegor Zhukov

Rusi/ Dhunohet aktivisti dhe kundërshtari i Putin, Yegor Zhukov

22-vjeçari, Egor Zhukov, blogger dhe një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, është qëlluar në kokë të dielën nga dy persona që i zunë pritë para banesës së tij, pak para se ai të largohej me një motor.

Vitin e kaluar Zhukov u shndërrua në një simbol të protestave në Moskë.

Stafi i tij i punës postoi foto me fytyrën e 22-vjeçarit të gjakosur, syrin e fryrë dhe buzët e çara në disa media sociale. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Egor është i qetë dhe bën shaka në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se diagnoza e tij e tanishme tregon për një tronditje në kokë, por edhe traumë.

Kujtojmë se bloggeri dhe aktivisti i njohur, Zhukov u arrestua në gusht të 2019 për pjesëmarrje të paligjshme në protesta kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga zgjedhjet në Duma, Parlamenti i Rusisë.

Ai ishte dënuar me “arrest shtëpie” me akuzën për organizim të protestave të dhunshme. Dënimi i tij bëri bujë të madhe në Rusi, ndërsa studentët e Shkollës së Lartë Ekonomike në Moskë, ku Zhukov studionte, por edhe pjesa më e madhe e shoqërisë civile u mobilizua për lirimin e tij.

Në fund të procesit, ai u dënua për nxitje të ekstremizmit, veçanërisht në katër materiale video të publikuara në vitin 2017, të cilat përmbanin disa imazhe të protestave kundër qeverisë.

Dhjetorin e kaluar, Zhukov u dënua me tre vjet burg, por më vonë ai u lirua me kusht, një vendim ky i parë si një fitore në Rusinë e sotme.

Moska e kishte urdhëruar atë të mbyllte kanalin e tij në YouTube për dy vjet (ku ai kishte intervistuar edhe Alexei Navalny, aktualisht i shtruar në gjendje kome në Berlin me dyshimin se është helmuar).

Zhukov sot punon për Radio Echo të Moskës. Dje në mëngjes, ai njoftoi se ishte përjashtuar nga një master në Shkollën e Lartë të Ekonomisë dhe se një administrator universiteti i kishte shpjeguar atij se “urdhri kishte ardhur nga lart”. Në darkë u zu në pritë. Kujtojmë se me 27 korrik, dy persona ishin munduar ta sulmonin atë afër shtëpisë së tij. Rusia e Putinit po bëhet dita-ditës gjithnjë e më shumë e dhunshme ndaj kundërshtarëve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy