Popullsia/ Plaket Serbia, trendi më pozitiv në Kosovë

Popullsia/ Plaket Serbia, trendi më pozitiv në Kosovë

Ballkani po përballet me plakjen e popullsisë. Më pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, numri i lindjeve e tejkalon atë të vdekjeve. Ky trend është ruajtur edhe përrgjatë vitit 2022, me përjashtim të Kosovës. Shteti më i ri në Ballkan ka trefish më shumë lindje se vdekje. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 kishte 31.420 lindje brenda vitit 2022. Gjatë këtij viti kanë ndërruar jetë 11.378 persona. Praktikisht, për çdo shtetas të Kosovës që ndërroi jetë gjatë 2022-shit, lindën tri foshnja të reja. Ky është trendi më pozitiv në rajon dhe më gjerë. Kjo e bën Kosovën vendin me popullsinë më të re në rajon. Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë është rreth 30,5 vjeç, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Edhe Shqipëria ruan ende rritjen, por ajo mbetet minimale. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri lindën 23.575 foshnja, ndërsa ndërruan jetë 22.900 shtetas. Mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri, sipas Bankës Botërore, është rreth 36,5 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut ka bilanc negativ mes lindjeve dhe vdekjeve. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar lindën 18.183 fëmijë, ndërsa ndërruan jetë 22.459 shtetas. Mosha mesatare e popullsisë është mbi 40 vjeç, sipas Bankës Botërore. Në Serbi, viti 2022 shënoi trend negativ të rritjes së popullsisë. Statistikat zyrtare të shtetit serb kanë regjistruar 62.700 lindje gjatë vitit të kaluar, ndërsa kanë ndërruar jetë 109.203 persona. Mosha mesatare në Serbi është rreth 41,6 vjeç sipas Bankës Botërore. Në këtë parametër, Serbia është më mirë sesa Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia, por shumë “më e plakur” krahasuar me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dhënat janë përpunuar nga TRT Balkan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy