Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisë punën nga dita e sotme (1 shtator).
Pas zgjedhjes së drejtueses, Aida Hajnaj mes 40 kandidatëve, nesër (1 shtator) pritet të çelë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së.
Ambasada e SHBA në vendin tonë, e ka mirëpritur fillimin e punës së këtij institucioni, duke thënë se përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
”Sot, znj.Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e pare e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Një gur i rëndësishëm kilometrik ky, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë por edhe gratë në pozicione drejtuese. Përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”, shkruan ambasada në Twitter.
Hajnaj ka punuar si zv/Drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe radhitej ndër emrat e parë të drejtuesve të lartë të uniformave blu që kaloi me sukses procesin e vittingut në polici.



