Në ditën e katërt të investigimit të TemA TV në lidhje me kartat e shëndetit, ka ardhur edhe reagimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Drejtori Eduard Ahmeti thotë se urdhëri për mospërdorimin e këtyre kartave nëpër qendrat spitalore u lëshua nga institucioni që ai përfaqëson dhe jo nga ministrja Manastirliu.



