
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 8 persona dhe janë regjistruar 768 raste të reja me Covid-19, nga 5005 testime të kryera.
Rastet pozitive me koronavirus janë regjistruar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.
Ndërkohë, janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (23 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005
Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232



