Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë” një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim.
Në internet është publikuar një foto ku dallohet qartësisht flamuri grek i ngritur mbi kalanë e Himarës.
Gjithashtu në rrjetet sociale, në faqen e Stavri Markos, raportohet se edhe më 27 nëntor në Vlorë është valvitur flamuri grek në ballkonet e një banese.
Për më tepër shihni fotot më poshtë:



