
Zëvendëskryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi zhvilloi një takim me përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi.
Qëllimi i këtij takimi ishte përparimi i të drejtave të fëmijëve përmes vazhdimit të bashkëpunimit te UNICEF me grupin e deputeteve “Miqtë e Fëmijëve”.
Zëvendëskryetarja Hysi falënderoi De Bernardi-n për letrën dhe interesimin e treguar mbi këtë çështje.
Po ashtu, Hysi vlerësoi fjalët e mira për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Unicef, si edhe kërkoi bashkëpunimin e mëtejshëm.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi falënderoi Hysin për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë e treguar si edhe u shpreh se është me rëndësi te fuqizohet me tej grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, të implementohen ligje për të krijuar standarde më të mira.
Së fundmi, zëvendëskryetarja e Kuvendit dha disa sugjerime për krijimin e një plani strategjik si plan veprimi për të pasur një zë më të fortë përfaqësues dhe rezultate konkrete.



