Manastirliu: 80 pika vaksinimi në Tiranë. Veliaj: Plan mobilizimi

Manastirliu: 80 pika vaksinimi në Tiranë. Veliaj: Plan mobilizimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha gjatë një takimi në Bashkinë e Tiranës se do të nisë aksionin derë më derë. Sipas saj do të hapen 80 pika vaksinimi, teksa kërkoi vëmendje të shtuar ndaj të rinjve.

Teksa bëri me dije se në Tiranë janë 80 pika vaksinimi ndaj COVID19, Manastirliu ka vënë theksin tek puna e strukturave vendore për të rritur mbluesën vaksinale tek të rinjtë përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

Ajo tha se qeveria shqiptare është e gatshme për çdo skenar që mund të propozohet nga ekspertët dhe e angazhuar për të rritur disponibilitetin e vaksinave.

E vetmja armë që ne kemi që të ulim transmetueshëmrinë e virusit dhe që të këpusim zinxhirin e infeksionit është të rrisim dhe të forcojmë zinxhirin tonë të solidaritetit. Dhe zinxhiri ynë i solidaritetit duhet të bëhet më i fortë se kurrë. Janë 80 pika vaksinimi në Tiranë. Janë në qendrat shëndetësore, ambulancat dhe dy pikat kryesore, ku aksesi është shumë i shpejtë. Një kartë identiteti, prezenca fizike, 5 minuta, shpëton jetën. Por kjo kërkon angazhim.

Deri më sot kemi arritur të kemi në vendin tonë, mbi 2 milion e 262 mijë doza vaksine, ndërkohë që kemi siguruar nëpërmjet kontratave që kemi lidhur dhe po lidhim, për të garantuar që jo vetëm popullata target +18 vjeç, por edhe për skenarë të tjerë në raport me rekomandimet që do të japë Komiteti i Ekspertëve për dozat e treta, pra dozën buster apo edhe për uljen e fashës së grupmoshës në momentin që ato do të japin, ne jemi të gatshëm.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se do të bëhet një plan për mobilizimin e njësive vendore në Tiranë dhe çdo fshat të saj për vaksinimin kapilar anticovid.

Një plan mobilizimi masiv për vaksinimin deri në nivel kapilar, nivel kapilar quaj shkallën e fundit të çdo pallati dhe fshatin më të humbur të Tiranës. Është e rëndësishme sidomos Tirana sepse shumica e popullsisë është këtu, kemi kaluar mbi 1 milion, është e rëndësishme Tirana sepse insituticionet janë këtu, universitetet janë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy