Kushi: Në shtator tekstet shkollore të rishikuara nga klasa e I-XII dhe Abetarja e përbashkët me Kosovën

Kushi: Në shtator tekstet shkollore të rishikuara nga klasa e I-XII dhe Abetarja e përbashkët me Kosovën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë takimit me drejtues të Institucioneve Arsimore në vend, tha sot se tekstet e shkollore të rishikuara nga klasa e I deri në të XII-ën në të gjithë sistemin parauniversitar janë tashmë gati në shtator.

Gjatë këtij takimi, duke u ndalur tek disa ndryshime që kanë sjellë risi dhe përmirësime në aspekte të ndryshme të procesit mësimor, Kushi tha se gjatë muajve të fundit është bërë një punë intensive e drejtuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë, për të rishikuar të gjitha tekstet shkollore që nga klasa e parë deri në 12 në të gjithë sistemin tonë parauniversitar.

Në grupet e punës janë përfshire drejtuesit e rrjeteve profesionale, por edhe mësues me përvojë, ekspertë të Ministrisë së Arsimit, dhe tashmë kemi rezultate. Grupi i punës solli propozimet në ministri, u ftuan shtëpitë botuese  të njihen me sugjerimet apo vërejtjet për të ndryshuar tekstet dhe së fundi shtëpitë botuese kanë sjellë tekstet e rishikuara që do të jenë gati në shtator për vitin e ardhshëm shkollor.

Ministrja Kushi u shpreh se reforma kurrikulare që ndërmorëm në 2014 ka qenë shumë e rëndësishme për kalimin nga kurrikula me objektiva në kurrikula me kompetenca, e cila u shoqërua edhe me reformimin e të gjitha teksteve shkollore.

Ministrja poashtu bëri të ditur poashtu se gjatë muajit shtator, do të jetë gati edhe Abetarja e përbashkët më Kosovën, si fryt i punës së përbashkët të të dy vendeve.

Po punojmë edhe për abetaren e përbashkët me Kosovën dhe këtu dua të falënderoj shumë grupin e punës, anëtarët e komisionit të përbashkët, të Shqipërisë e Kosovës. Po punojnë shumë intensivisht që në shtator vogëlushët e klasave të para në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë të kenë në duar jo thjesht një abetare të re, por një abetare të re cilësore, unike të përbashkët që reflekton të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur qoftë në kurrikul por edhe në mjedisin, social, shoqëror, kulturor etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy