Velipojë, Lirohen hapësirat publike/ Rustemi: Zero tolerancë ndaj abuzuesve (VIDEO)

Velipojë, Lirohen hapësirat publike/ Rustemi: Zero tolerancë ndaj abuzuesve (VIDEO)

Bashkia Shkodër, ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Velipojës. 

Që në orët e para të mëngjesit, strukturat e Policisë Bashkiake kanë qenë në terren për të ndaluar çdo tentativë të zaptimit të hapësirës publike të dedikuar për pushuesit.

Në kuadër të këtij operacioni janë vendosur gjoba dhe janë sekuestruar çadra dhe shezllone të vendosura në kundërshtim me rregullat.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rustemi, theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit turistik.

Hapësirat publike pa pagesë, në dispozicion të pushuesve, janë prioritet i Bashkisë Shkodër. Kemi ndërhyrë me vendosmëri për të liruar çdo hapësirë të zënë në mënyrë të paligjshme. Zero tolerancë për këdo që cenon këto hapësira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy