Psikologia nga Kosova Ikballe Berisha Huduti është bërë e njohur për qëndrimin e saj pro martesës së një burri me dy ose tre gra.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo pranoi se është njeri disi kontrovers, por këmbëngul se i ka qëndruar ideve të tij.
Huduti shtoi se zakonisht deklaratat e saj kur jepen kanë një bazament hyjnor nga Kurani apo njerëzit e mëdhenj të botës.
Kam pasur shumë komente negative, jam shqetësuar.
Ka pasur edhe kërcënime, por deklaratat dhe komentet që më kanë prekur më shumë kanë qenë ato kur janë lidhur me familjen, kjo më ka prekur më shumë.
I qëndroj deklaratës dhe kam dhënë deklaratë edhe më të fortë që të bëhet legjitime në Kosovë, jo se jemi myslimanë, por se shoqëria jonë ka nevojë për bigami, një burrë mund të ketë tre gra.
Por jo për të gjithë, por në rastet kur një burrë ka një të dashur. Një burrë mund të ketë dy gra.
Është e ndaluar me ligj, por shumë gjëra edhe nga komuniteti LGBT nuk kanë qenë të lejuara, por ata i kërkojnë të drejtat.
Gruaja e parë e burrit e cila është e martuar, e ka statusin, është nënë e fëmijëve, është zonjë e shtëpisë, e ka bërë burrin e saj zot shtëpie, babë fëmije, kjo grua duhet ta ruajë burrin e saj se në momentin që një grua paraqitet në gjykatë, se burri ka kryer tradhti bashkëshortore, ligji e ndan.
Kur statusi i gruas qoftë në familje dhe shoqëri bëhen më të qëndrueshme. Kur vajzat e reja dashurohen me burrë të martuar, pse mos të ketë një burrë dy gra.
Pse të ketë një burrë një grua me status dhe një tjetër. Gruaja mund ta pranojë nëse diçka bëhet e ligjshme dhe e pranueshme në shoqëri.
Burrit tim i kam ofruar brenda dhjetë viteve dy shoqe të mia. Ne tani jemi 57-59 vjeçar.
Por atëherë ishim 30 vjeç dhe kishim standardin e mirë, kishim dhe kushte se të kesh dy gra është problematikë shumë e madhe.
Burri ishte i gatshëm, i dhamë dhe dhurata, por nuk gjetëm dikë që të na kuptojë se po bëjmë diçka të natyrshme.
Unë zgjodha se empatia tek unë ishte shumë e madhe.
Kisha një shoqe që ishte një mësuese shumë e mirë e Kuranit, doja ta plotësoja dhe shoqen time dhe burrin tim se vetë isha shumë e plotësuar.
Ishte e varfër, burri im i shëndoshë, i pasur. Më mirë te rehatoja dhe një grua.
Ka bashkëshortë që nuk e meritojnë dhe atë grua që kanë. Pse të ndahen?
Sipas fesë, katër të drejta gratë i kanë, të kenë strehimin e siguruar, ushqimin, veshmbathjen e mirë dhe e katërta më kryesorja, fjalorin e ndershëm.
Nëse një burrë dëshiron të martohet, ai së pari duhet t’i thotë gruas së vetë, ti nuk më plotëson. Ka shumë rregulla për të shkuar te gruaja e dytë.
Nëse lejohet bigamia, një njeri i pasur dhe i shëndoshë, do ishte mirë të kishte një grua në shtëpi dhe një grua tjetër me bashkëjetesë që është e ligjshme në Kosovë.
Ajo të numërohet si një dashnore e fshehtë. Shoqja tjetër ishte doktoreshë e kishte standardin e vetë dhe ende është e pamartuar.
Ajo më ka pyetur mos ke probleme gjenitale, por unë i thashë nuk kam problem por jam myslimane dhe dua ti rregulloj problemet e femrave në shoqëri.
Se sa më shumë të kemi vajza dhe nëna të lumtura, aq më mirë do jetë shoqëria dhe do kemi familje të lumtura.
Kur një burrë të ketë grua me status martesor, duhet të ketë kujdes me burrin e saj se shkon dhe merr një tjetër.
Gjithmonë i këshilloj zonjat që kanë statusit martesor burrit duhet t’i falim një herë tradhtinë.
Quhet tradhti apo shkelje e besnikërisë, por burrit i duhen dhënë dy karta, njërën te psikologu dhe tjetrën te avokati.
Në familjen time, se burrin e kam që 17 vjeç, nuk ka ndodhur, por jemi kaq të mirëkuptueshëm, por i kam thënë se nëse ndodh rasti dhe të ngacmon dikush apo të fut në dyshek, unë dua ta dëgjoj fjalën nga ti si ka ndodhur dhe pse ka arritur deri këtu.



