Erind Kalemaj është vlerësuar si një ndër mjekët më të mirë në botë. Mjeku stomatolog tha se Shqipëria është vend atraktiv sa i përket turizmit dentar dhe kjo për shkak të çmimeve konkurruese. Por sipas tij, bumi i këtij turizmi nuk do të zgjasë shumë.
Pas një përvoje të gjatë jashtë vendit, ai është kthyer në Shqipëri, ku ka sjellë teknikat më të reja të kirurgjisë së implanteve.
Jam i befasuar nga shërbimi dentar. Një pjesë e mjekëve të huaj po vijnë të punojnë në Shqipëri. Stomatologjia është tërësisht private. Në Turqi p.sh. ka dorë shteti. Në Shqipëri është privat. Pra, privati ka investuar. Por do disiplinim tregu.
Unë kam përvojë edhe në spitale jashtë. Këto ndërhyrje që unë bëj në disa spitale shumë serioze janë përtej kësaj që bëhet në klinika. Pra, është klienti ai që do të kërkojë ty.
Shqipëria është vend atraktiv për shkak të çmimeve konkurruese. Ndërhyrjet që ne po bëjmë janë ndërhyrje grafles. Janë teknika që ti operon në atë seancë dhe për 24 orë, pacienti ikën me dhëmbë në gojë.
Jam specializuar për kirurgji implantesh.
Unë jam te disiplinimi i tregut. Jo çdokush mund të punojë. Investitorët është mirë të jenë mjekë. Në Shqipëri nuk e ke luksin të gabosh.
Bumi i turizmit dentar do të zgjasë 4-5 vjet dhe do të bjerë.
Unë e dua vendin tim. Dua të kontribuoj këtu. Kjo punë kërkon kualifikim. Doja të sillja diçka që këtu nuk është. Dhe kjo është kirurgjia e implantologjisë.



