Bjellorusi, dhjetëra të arrestuar në protesta

Bjellorusi, dhjetëra të arrestuar në protesta

Në Bjellorusi vijojnë për të 19-të ditë protestat kundër presidentit Lukashenko, pavarësisht thirrjes së Bashkimit Europian për t’i dhënë fund dhunës.

Ditën e djeshme protestuesit u shpërndanë nga policia, e cila arrestoi me dhjetëra demonstrues, mes tyre anëtarë të opozitë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, presidenti vijon të refuzojë dialogun me protestuesit.

"Papritur shumë makina ushtarake erdhën, nisën të na rrethojnë dhe ndaluan vetëm djemtë.  Sikundër dëgjova, një nga policët tha se nuk duhet të prekeshin vajzat, vetëm djemtë. Besoj se u arrestuan më shumë se 10 njerëz”, tha Maria Pugacheva, protestuese.

Arrestimet në shtetin lindor nisën pak orë pasi fituesja e Çmimit ‘Nobel’, gazetarja investigative Svetlana Alexievich u thirr nga Komiteti i Hetimit, i cili e mori në pyetje për një hetim penal me akuzat e minimit të sigurisë kombëtare.

Alexievich refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve, duke përdorur të drejtën për të mos dëshmuar kundër vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy