Studiuesi Fred Abrahams i është bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në rrjetin e tij social Instagram, Abrahams thotë se pavarësisht temperaturave shumë të larta dhe sezonit veror të pushimeve numri i qytetarëve pjesëmarrës në protestë është shumë i lartë.
Po ashtu studiuesi thotë se fillimisht dolën kundër projektit të Zvërnecit, por tani ata kanë ndjesinë se zëri i tyre po dëgjohet.
“Rama ka kundërsulmuar, i ka quajtur protestuesit pro serbë, pro serbë, pro iranianë”, thotë ndër të tjera Abrahams në reagimin e tij.
Njerëzit duan shkolla, kujdes shëndetësor, duan transparencë dhe konsultim publik.



