20 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

20 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

Sot është Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA), e njohu solidaritetin si “një nga vlerat themelore dhe universale” që përcakton marrëdhëniet midis popujve dhe vendeve anembanë globit në shekullin aktual, përmes rezolutës së datës 22 dhjetor 2005. Për të theksuar këto vlera, 20 dhjetori u shpall si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor nga OKB-ja.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së themeloi Fondin Botëror të Solidaritetit më 20 dhjetor 2002 me synimin për të hequr qafe varfërinë dhe për të promovuar zhvillimin njerëzor dhe social në vendet në zhvillim.

Sipas OKB, kjo është një ditë për të festuar unitetin tonë në diversitet; një ditë për t’u kujtuar qeverive të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare; një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rëndësinë e solidaritetit; një ditë për promovimin e solidaritetit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm duke përfshirë zhdukjen e varfërisë etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy