Shembja e banesave nga projekti TID shkaktoi përplasje të ashpra këtë të martë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, si brenda sallës, ashtu edhe jashtë saj, ku banorët tentuan të futeshin me forcë në godinë. Mazhoranca ka ofruar subvencion qiraje për familjet e prekura, por këshilltarët e opozitës dhe banorët kërkojnë anulimin e projektit dhe jo shembjen e banesave.



