
Kompania ”Zoom” është ende duke përfituar jashtëzakonisht nga tranzicioni i shkaktuar nga pandemia, me gati trefishimin e të ardhurave në tremujorin e fundit.
Shërbimi video-konferencë raportoi një rritje prej 191% në të ardhura në 956,2 milionë dollarë në tremujorin e parë fiskal të vitit, i cili përfundoi në fund të prillit.
”Fitimet u rritën në 227,4 milionë dollarë nga 27 milionë dollarë një vit më parë”, njoftoi ”Zoom” pasi u mbylli të martën tregun e aksioneve në SHBA.
Të dhënat tejkaluan lehtësisht pritjet e analistëve.
Zoom po përgatitet gjithashtu për kthimin në zyra.
Planet e CEO Eric Yuan përfshijnë pozicionimin e ”Zoom” për përdorim në ndërmarrje si një shërbim telefonik dhe platformë video konferencë.



