IMT aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në zonën e plazhit

IMT aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në zonën e plazhit

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor Durrës ka nisur një aksion për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna nga bizneset dhe familjarët në zonën e plazhit.

Aksioni ka nisur paraditen e sotme në “Plepa” dhe është përqendruar në të dy anët e rrugës “Pavarësia”.

Gjatë kësaj të premteje u ndërhy në disa biznese në zonën e njohur si “Plepa”, ku ishin zënë trotuaret apo hapësirat e tjera publike me tenda, karrige, tavolina, vazo lulesh.

Subjektet tregtare janë njoftuar paraprakisht dhe ju është kërkuar t’i largojnë vetë objektet e vendosura pa leje.

Në vijim, aksioni do të shtrihet edhe përgjatë vijës bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy