
Rigels Xhemollari, anëtar i qëndresës qytetare, në një prononcim për MCN ka folur për shpenzimet e studentëve për të cilat tha se sipas të dhënave rreth 70% të studentë shpenzojnë 50-150 euro për akomodim mujor, ndërsa vetëm 7% prej tyre mund të sigurojnë një shtrat konvikti.
Sa i përket përfitimeve të kartës së studentit për të cilën është folur më herët Xhemollari tha se i vetmi përfitim i saj është marrja e abonesë së studentit, ndërsa për kredinë e butë studentore ai sqaroi se ajo është peng e një VKM duke i bërë dhe një apel studentëve që të kërkojnë logari dhe të mos presin të realizohen vetë.
Ne bëmë një publikim të pyetësorit për të parë dhe studiuar kostot dhe të ardhurat që ju duhen studentëve për të vazhduar shkollën. Sipas të dhënave rreth 70% të studentëve 50-150 euro shkonin për akomodim në muaj. Një pjesë e studentëve nuk shpenzojnë para për blerje librash apo rrobash duke shkuar drejt një varfërie. Akomodimi në konvikte kemi konstatuar se vetëm 7% e tyre kanë mundësi të sigurojnë një shtrat në konvikt, pra rreth 5300 studentë akomodohen në Qytet Studenti apo godinat e inxhinierisë, ndërsa në Tiranë studiojnë rreth 78 mijë studentë. Pjesa tjetër mund të ketë dhe një 18% që jetojnë me familjen, pjesa tjetër në shtëpi me qera që rrit dhe koston e jetesës.
Sa i përket kartës së studentit e cila parashikohej se do përfshinte disa nga shpenzimet me të mira të studentëve hasi dy problematika së pari nuk kemi të bëjmë me kartë kombëtare, atë e përfitojnë vetëm ata që jetojnë në Tiranë dhe jo në rrethe. Karta e studentit e vetmja sukses që ka është abonoja e transportit publik të cilën e merrje dhe më parë.
Rreth 70% e studentëve shpenzojnë 20-30 euro për transportin publik, 20% na rezultojnë se nuk shpenzojnë për transportin publik. Por problemi kryesor është me studentët që jetojnë jashtë Tirane të cilëve ju shtohet baza financiare dhe janë pikërisht ata që hasin dhe më shumë vështirësi. Ndërsa kredia e butë studentore është peng i një VKM. Studentët nuk kanë si të kërkojnë një gjë abstrakte që të dalë, duhet të ketë thirrje, aplikime, marrëveshje dhe një fond specifik që në mënyrë kur studenti ti kthehet tregut të punës ta shlyejë. Thirrja ime është për studentët, mos të presin që gjërat të realizohen vetë, por të shkojnë dhe kërkojnë llogari.



