
Konsumatorët e rëndë të mishit të kuq rrezikojnë 40% më shumë për të zhvilluar kolitin ulceroz.
Kjo është ajo që del nga një studim i kryer në 8 vende europiane dhe i publikuar në revistën shkencore “Journal of Crohn’s and Colitis”
Studimi është pjesë e projektit EPIC (European Prospective Investigation on Cancer and Nutrition), një studim i madh i cili që nga viti 2004 ka monitoruar lidhjen midis dietës, stilit të jetesës, faktorëve mjedisorë dhe kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike në rreth gjysmë milioni njerëz.
Në këtë rast, analiza hulumtoi lidhjen midis ushqyerjes dhe sëmundjes inflamatore të zorrëve, duke u fokusuar në 177 persona me sëmundjen e Crohn dhe 418 me kolit ulceroz të ndjekur për rreth 16 vjet. Studiuesit vunë re se, midis pjesëmarrësve që konsumonin më shumë mish të kuq, rreziku i kolitit ulceroz ishte 40% më i lartë, ndërkohë që nuk kishte rrezik në rritje për burimet e tjera të proteinave me bazë shtazore si mish i përpunuar, mish i bardhë, peshku apo vezët.
“Konsumimi i mishit dhe mishit të kuq shoqërohet me rreziqe më të mëdha të kolitit ulceroz”, përfundojnë studiuesit sipas të cilëve, edhe nëse rezultatet duhet të konfirmohen në kërkime të mëtejshme, do të ishte e dobishme të konsiderohej një konsultim dietik që synon reduktimin e konsumit të mishit te njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjes inflamatore të zorrëve.



