Alliu: Pjesa më e madhe e njerëzve që vijnë për kamping janë shqiptarë, nuk ka kufij moshe (VIDEO)

Alliu: Pjesa më e madhe e njerëzve që vijnë për kamping janë shqiptarë, nuk ka kufij moshe (VIDEO)

Lyto Alliu, guidë turistike tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se kampingjet me çadra nuk janë për të gjithë, por janë për ata që duan të provojnë një eksperiencë ndryshe. 

Alliu, duke treguar eventet që organizon ai tha se pjesa më e madhe e njerëzve që bëjnë turizëm me kanpingje në vendin tonë janë shqiptarë ndërsa moshat variojnë nga 4 vjeç deri në 78 vjeç. 

Unë jam fokusuar tek kampingjet malore, për të parë yjet dhe planetet.

Janë të gjitha llojet e mundësive. Tek çadrat, jo të gjithë janë të pranishëm. 

Këtë vit kemi 3 evente të mëdha që do bëjmë. Të parën në Përmet në 11-12 korrik. Kemi më 11-12-13 gusht, ‘shiu i meteorëve’, dhe në 20 shtator në Prespën e Madhe për të parë Jupiterin dhe Venusin. E kemi nxjerrë Pakëtën në shitje ka pasur shumë kërkesa. Njerëzit që vijnë në kampingje kanë udhëtuar shumë në shtete të ndryshme të botës, por duan të provojnë një eksperiencë të veçantë. 

Disponojmë dhe teleskopë, kemi 5 teleskopë profesionalë për të parë pjesën e hapësirës. Kategoria e njerëzve që vijnë në kampe, shumica janë shqiptarë. Më të riun e kemi pasur 4 vjeç, më të vjetrin 78 vjeç Bashkëpunojmë me hotelet .Ofrojmë dhe fjetje në hotel. 

Dhe të tjerët po hapin pjesën e pushimeve me çadra. Nuk janë si pushimet në resorte, por është mundësi për të përjetuar më shumë eksperiencën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy