
Banorët që preken nga punimet e by-passit në Shkodër kanë dalë sot në protestë, pasi edhe pse punimet vijojnë ata nuk kanë marrë dëmshpërblimin.
Ata kundërshtojnë projektin edhe pse punimet janë drejt përfundimit, pasi pretendojnë se banesat e tyre kanë mbetur poshtë rrugës kryesore ndërkohë që nuk është menduar për një rrugë dytësore që ata të kenë mundësi kalimi.
Gjithashtu banorët ankohen se nga ndërtimi i by passit i bllokohet edhe rrugëdalja nga banesat, pasi sipas tyre projekti nuk i ka parashikuar.
Banorët kanë paralajmëruar se protestën do ta vazhdojnë deri në grevë urie, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet.
Ata pretendojnë se janë mashtruar nga ARRSH e cila i ka thënë se punimet do të ndërpriten.
Ndonëse banorët kanë një rrugë tjetër 2 km të gjatë, ajo është e paasfaltuar.



