Manastirliu video-mesazh për Covid-19: Të mbajmë maskën dhe të ndalojmë përhapjen e virusit

Manastirliu video-mesazh për Covid-19: Të mbajmë maskën dhe të ndalojmë përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video-mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës, higjenën dhe ruajtjen e distancës, si të vetmet armë për të fituar përballë Covid-19.

“Është e kuptueshme, të gjithë duam të vazhdojmë të jetëojmë normalisht. Pa virus nëpër këmbë dhe pa shtrëngime. Por sot kemi gjithësecili një përgjegjësi. Covdi-19 nuk është një nga ato sëmundje ku ti je i pafuqishëm. Jo. Ti, unë, ne të gjithë kemi shumë në dorë për të mbajtur larg koronavirusin. Për të ruajtur prindërit dhe gjyshërit, për të mbrojtur veten dhe miqtë.

Mbajmë maskën dhe ndalojmë përhapjen e virusit. Ruajmë distancimin social dhe mbrojmë veten. Zbatojmë rregullat e higjenës dhe ndalojmë që virusi të hyjë në trup. Nuk janë klishe. Janë armët që po përdor sot e gjithë bota për të dalë të fituar përballë kësaj pandemie.

Të gjithë bashkë mund t’ia dalim për t’u rikthyer normalitetit më të fortë se më parë. Dhe kur të ktheni kokën pas do të jeni krenarë që veprimet tuaja shpëtuan qoftë dhe një jetë”, thuhet në video-mesazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy