Në Tiranë po vijon prej disa orësh protesta e 14-të e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.
Tubimi ka nisur rreth orës 18:00 dhe, pas gati katër orësh, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit, duke marshuar dhe shprehur kundërshtinë e tyre ndaj projektit.
Qytetarët janë mbledhur në disa akse kryesore të Tiranës, ku kanë vijuar marshimin pa ndërprerje, duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Rama.



