10 Shtatori, Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve

10 Shtatori, Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes më 10 Shtator, organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjes.

OBSH është një ndër sponsoret kryesorë të aktiviteteve të 10 shtatorit për vite me radhë.

 Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin në të gjithë globin se vetëvrasja mund të parandalohet.

Vetëvrasja mbetet një sfidë e madhe për shëndetin publik, me më shumë se 700,000 vdekje çdo vit në të gjithë botën. 

Çdo vetëvrasje ka pasoja të mëdha sociale, emocionale dhe ekonomike, duke prekur individët dhe komunitetet anembanë globit.

Në dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Tema për vitet 2024-2026 për Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve është: “Të ndryshojmë narrativën për vetëvrasjen”, me thirrjen për veprim: “Nisni bisedën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy