Manastirliu: 830 mijë të vaksinuar deri më sot

Manastirliu: 830 mijë të vaksinuar deri më sot

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 830.281 vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e sotme, shifrat e vaksinimit në total.

Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme ndërkaq janë kryer 7, 228 vaksinime kundër koronavirusit.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave ‘Sputnik’ ditën e sotme, totali i vaksinave të mbërritura arriti mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare.

823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit të kombinuar të vaksinimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy