Mitropoliti i Korçës: Agjenda transgjinore për të na shpërbërë

Mitropoliti i Korçës: Agjenda transgjinore për të na shpërbërë

Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi ka shprehur shqetësimin e tij për edukimin e fëmijëve, duke u bërë thirrje prindërve të marrin një rol më të madh në formimin e tyre moral dhe shpirtëror pasi ka një agjendë për të shpërbërë familjen.

 

Mitropoliti paralajmëroi gjithashtu se familja dhe shoqëria po përballen me sfida të organizuara që, sipas tij, synojnë dobësimin e vlerave tradicionale dhe shpërbërjen e strukturës familjare.

Duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj. Jeni të bindur që askush nuk kujdeset siç kujdeseni ju, sepse keni rrënjët, keni besimin, keni traditën, keni shembullin e të parëve. Dhe fatkeqësia juaj më e madhe që keni për fëmijët sot e dini kush është? Sepse shkolla nuk është më në krahun tuaj. Sepse në shkollë do t'i mësohet fëmijëve tanë që nuk ka rëndësi se çfarë je, ka rëndësi se si ndihesh. Dhe ata do ta orientojnë, në një përqindje shumë të madhe, që fëmija të mos ndihet ashtu siç është. Kështu që keni një barrë të madhe që t'i ofroni tek Perëndia fëmijët tuaj ashtu siç ua dha: të pastër, të shëndetshëm, jo vetëm trupërisht, por shpirtërisht mbi të gjitha. Të mençur, të formuar jo vetëm duke i çuar nëpër kurse matematike, anglishte e në çfarëdo lloj shkence, patjetër që të gjitha duhen. Neve qëndrojmë të qetë, mendojmë se nuk do të vijë asnjëherë te ne kjo punë. Por ata që kemi përballë nuk janë njerëz që rastësisht e bëjnë këtë gjë, nuk janë njerëz që ngrihen në mëngjes edhe thonë 'hajde çfarë mundemi të bëjmë sot'. Jo, janë njerëz që kanë agjenda të mirëcaktuara, dhe kanë vënë në syrin e tyre, si qëllim të tyre, fëmijët tuaj, familjen tonë, për të shkatërruar shoqërinë tonë, për të na shpërbërë, për të qenë thjesht individë dhe konsumatorë sepse kështu na kanë më të thjeshtë, më të lehtë e kanë për të na zotëruar.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy