Tom Hanks publikon foton e plazmës që dhuroi për kërkimet kundër koronavirusit

Tom Hanks publikon foton e plazmës që dhuroi për kërkimet kundër koronavirusit

Aktori Tom Hanks i shëruar nga koronavirusi ka vendosur të publikojë një foto të plazmës së tij në rrjetet sociale, të cilën e dhuroi për të ndihmuar pancientët e infektuar me virusin Covid-19.

Përgjatë një interviste në radio, aktori shpjegoi arsyet se pse vendosi për të dhuruar plazmën, që sipas tij, përmbante antitrupa dhe mund ta luftonin virusin.

Më pëlqen ta quaj “vHanksccino” dhe shpresoj të ndihmoj në shërimin e njerëzve”, tha ai.

Hanks e dhuroi plazmën të mërkurën me datë 29 prill në një spital në Los Angeles.

Si diçiturë të fotos së qeses plastike, aktori shkruante: Ja ku është qesja ime e plazmës nga java e kaluar. Çfarë qeseje! Pas të gjitha dokumenteve, është e lehtë të bësh një sy gjumë.

Fituesi i çmimit Oskar me dhurimin e plazmës, dëshiron të kontribuojë sado pak në kërkimin shkencor për gjetjen e një vaksine kundër virusit Covid-19.  

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson u testuan dhe u diagnostikuan me koronavirus. Të dy aktorët ndodheshin në Australi për fazat e para të produksionit të një filmi nga Warner Bros, mbi jetën e Elvis Presley-t.

Përshëndetje njerëz. Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur ishim ftohur dhe na dhimbte trupi. Rita kishte ethe që i kalonin dhe ktheheshin. Edhe temperaturë. Për të bërë gjënë e duhur, u testuam për koronavirus dhe analizat rezultuan pozitive. Po mirë. Çfarë të bëjmë tani? Mjekët kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë të jetë nevoja. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Kujdesuni për veten”, shkruante aktori.

Aktori është shprehur se edhe pse nuk kishte simptoma aq të rënda sa gruaja e tij Rita Wilson, ai u ndje shumë i lodhur. Ai tha se pas 12 minutash teksa bënte ushtrime detyrohej të shkonte në shtratin e tij dhe të flinte.

Pikërisht në momentin kur i kishte treguar doktoreshës së tij për lodhjen që ndjente menjëherë ajo kishte dyshuar për koronavirus.

“Rita e kaloi më vështirë sesa unë. Ajo kishte ethe dhe temperaturë shumë më të lartë sesa e imja. Ajo humbi shqisën e shijes dhe erës. I ndodhi për 3 javë. Ajo ishte aq keq sa duhej të zvarritej në dysheme për të lëvizur nga një vend në tjetrin”, tha Hanks.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy