Ushqim falas për njerëzit në nevojë, Prishtina dyfishon kapacitetet

Ushqim falas për njerëzit në nevojë, Prishtina dyfishon kapacitetet

Prishtina ofron ushqim të ngrohtë falas për të gjithë personat në nevojë në këtë periudhë masash kufizuese për qytetarët, për shkak të pandemisë Covid-19.

Janë dy pika ku ofrohet ushqim i ngrohtë falas, përkahësisht në Tophane dhe Aktash.

Shërbimi fillon që prej mesditës së të enjtes, ku do të jepet një pjatë gjellë, sallatë dhe bukë.

Komuna e Prishtinës thotë se në këto ditë do të dyfishohet shërbimi falas për banorët, ndërsa garanton edhe masat higjienike.

Ushqimin mund t’a merrni me vete, pasi ne kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të merret ushqimi, megjithatë ne ju inkurajojmë që të merrni pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Autoritetet ftojnë qytetarët që gjatë marrjes së vakteve falas, të ruajnë distancën dhe të respektojnë kërkesat e tjera higjieno-sanitare.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy