Trump kundër Meghan: I uroj fat të mbarë Princ Harryt

Trump kundër Meghan: I uroj fat të mbarë Princ Harryt

Një video e re e publikuar nga Harry dhe Meghan për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA, ka ndezur një polemikë të madhe përtej Atlantikut.

Në mesazhin e tyre, shpërndarë nga ABC, Harry dhe Meghan, ftojnë amerikanët të votojnë “duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe mizogjininë”.

Edhe pse ata në mesazhin e tyre nuk patën referenca specifike për kandidatët, megjithatë mesazhi i tyre ishte një thirrje e qartë për të votuar kundër presidentit në detyrë, Donald Trump.

Mjaft me mesazhe urrejtje, dezinformuese dhe plot negativitet në internet”, deklaroi Harry.

Ndërsa, Meghan i përshkroi zgjedhjet e nëntorit si “zgjedhjet më të rëndësishme të jetës së tyre”.

Mirëpo, kur presidenti Trump u pyet për mesazhin në fjalë, ai i uroi “fat të mirë” Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle.

Ai do të ketë shumë nevojë për të”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke nënkuptuar se nuk e pëlqen fare Meghan.

Iniciativa e tyre, gjithashtu “turpëroi” Pallatin e Buckingham, pasi Harry mbetet ende një princ britanik dhe në vazhdën e fronit dhe protokollit kombëtar kërkohet që anëtarët e familjes mbretërore të mos marrin pozicione politike.

Ndoshta, për këtë arsye, thirrjet për t’i privuar ata të dy nga të gjithë titujt mbretërorë janë shtuar së fundmi.

Përveç familjes mbretërore, e cila nuk e priti mirë për shkak se ajo kërkohet të jetë neutrale ndaj zgjedhjeve, reagime të shumta ka pasur edhe nga shumë qytetarë. 

 “Pse një Princ britanik dhe gruaja e tij janë përfshirë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara? Çfarë kanë ata? “Pse një princ britanik do të inkurajonte qytetarët e SHBA-së që të votojnë në zgjedhjet e tyre? Si mund të lejohet kjo?”, kanë qenë disa prej komenteve. 

Protokolli ndalon Familjen Mbretëore të shprehi pikëpamjet politike në publik, por mesa duke Meghan dhe Harry tashmë e ndiejnë veten plotësisht jashtë rregullve të mbretërorëve.

Sjellja e pamatur e çiftit rrezikon të krijojë një krizë të vërtetë diplomatike me SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy