Shtimi i rasteve të gripit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Shtimi i rasteve të gripit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sot ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rritjen e rasteve të gripit gjatë javëve të fundit.

Gripi sezonal, i cili është një sëmundje akute infektive, mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Drupal Ad

Për këtë arsye, IKSHPK thekson se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Gripi sezonal është një sëmundje që shkakton komplikime serioze shëndetësore, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më efikase për parandalimin e infektimit.

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e gripit, dhe efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.

IKShPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, që të vaksinohen kundër gripit, me theks të veçantë për grupet më të rrezikuara si punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit mbi 65 vjeç, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës për këtë sezon dhe qytetarët mund të vaksinohen në çdo qendër të Mjekësisë familjare.

IKShPK ka theksuar rëndësinë e masave të tjera parandaluese, si mbajtja e higjienës personale, evitimi i kontakteve me individë të sëmurë dhe mbajtja e distancës në vende të mbingarkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy