
Një partner mund të ketë efekt analegjezik. Jo një mik dosido, por njeriu i jetës.
Sipas një studimi të Universitetit të Ishujve Baleare dhe Universitetit të Shkencave Shëndetësore në Tirol, Austri, pasja e mbështetjeje sociale mund ta reduktojë perceptimin e dhimbjes.
Studiuesit kanë vlerësuar ndjeshmërinë e dhimbjes te 48 çifte, duke testuar secilin vullnetar njëherë vetëm dhe njëherë në prani të partnerit.
Studiuesit spanjollë dhe austriakë më pas dhanë atyre një pyetësor, me anë të të cilit do të bëhej më e qartë se ishte perceptimi i tyre për dhimbjen.
Në prani të partnerëve të tyre, burrat dhe gratë treguan pragje më të larta të tolerancës ndaj dhimbjeve.
Empatia e partnerit ishte e lidhur pozitivisht me tolerancën e dhimbjes. Hulumtimi u botua në revistën shkencore “Scandinavian Journal of Pain”.



