
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.
Rama shkruan patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit dhe duke e konsideruar tokën e atdheut si dyshemenë e shtëpisë.
Kryeministri Rama ndau momente nga aksioni i pastrimit në Klos, Tepelenë, Skrapar, Kukës, Roskovec, Memaliaj, Krujë, Këlcyrë, Maliq dhe Delvinë.
“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit
PATRIOTIZMI fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje”, shkruan Rama.







