Ndërkohë Universitetet u shtynë me një javë dhe mësimi pritet të nisë më 18 tetor, Universiteti i Shkodrës pritet të hapë tri qendra vaksinimi.
Lajmin e ka konfirmuar rektorja e këtij universiteti, Suzana Golemi, e cila pohoi se 80% e stafit dhe pedagogeve janë të vaksinuar.
Në fund ajo sqaron se janë marrë masat edhe për mësimin online nëse udhëzimi ndryshon.
Universiteti i Shkodrës ka marrë masat për të hapur tre qendra vaksinimi. Një prej tyre nga e hëna do jetë tek rektorati, e dyta tek fakulteti ekonomik, e treta te fakulteti i shkencave të edukimit. I bëj thirrje që të vaksinohen sepse ruajnë veten, familjet dhe studentët. 80% e stafit dhe pedagogëve janë të vaksinuar ndërsa numër të saktë për vaksinimin e studentëve nuk kemi. I kam lënë detyrë dekanëve që të jenë në kontakt me studentët që të dinë numrin e të vaksinuarve. Kemi marrë gjitha masat edhe për mësimin online në rast se ndryshon udhëzimi.
Në lidhje me regjistrimet rektorja bën të ditur se degët më të kërkuara janë infermieri, fizioterapi, mami, edukimi fizik, ekonomiku, ndërsa më pak studentë kanë degët e mësuesisë.



