Edhe Danimarka heq kufizimet për shtetasit shqiptarë

Edhe Danimarka heq kufizimet për shtetasit shqiptarë

Bashkimi Evropian gjatë javës së kaluar kishte bërë thirrje që vendet e BE-së të rishikojnë masat e vendosura për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera. Lidhur me këtë Ministria e Jashtme e Danimarkës, përmes një njoftimi për media, bën me dije se Shqipëria është futur në listën e verdhë, që do të thotë se do të hiqet detyrimi i karantinës për të gjithë udhëtarët shqiptarë të cilët shkojnë në Danimarkë pa karantinë.

Përveç Shqipërisë në listën e verdhë të Danimarkës janë futur dhe disa vende të tjera si, Maqedonia e Veriut, Serbia, Libani, Greqia, Spanja, Zvicra, Franca.

Gjithashtu në njoftim, bëhet e ditur se udhëtarët e vendeve të cilët janë në listën e portokalli mund të hyjnë në Danimarkë për arsye jo thelbësore, por duhet të kenë me vete testin e Covid, gjithashtu duhet t’i nënshtrohen edhe karantimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy