
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID, në një postim në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se sot nis lehtësimi gradual i masave, për një sezon turistik përtej pandemisë.
Postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një foto në të cilën janë paraqitur shkurtimisht ndryshimet, si dhe masat që do të vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi.
“Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik”, ky është lehtësimi dhe rregulli lidhur me maskën anti-COVID.
Ndërkohë “Ora policore shtyhet në 23:00-06:00 Klublet e natës, diskot vijojnë të mbeten të mbyllura , muzika do të lejohet deri në orën 22:00.”, thuhet në lidhje me orën policorë.
Masat e reja që futen në fuqi sot:
Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme.
Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në oren 23:00 -06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura.
Muzika do lejohet deri në orën 22:00.




