Një nga emrat kryesorë të opozitës në Bjellorusi ndalohet në kufi me Ukrainën

Një nga emrat kryesorë të opozitës në Bjellorusi ndalohet në kufi me Ukrainën

Një prej figurave kryesore të opozitës bjelloruese, Maria Kolesnikova është ndaluar në kufi ndërsa po përpiqej të kalonte në Ukrainë.

Kolesnikova u arrestua teksa po mundohej të kalonte natën kufirin, së bashku me dy anëtarë të tjerë të Këshillit Koordinues të Opozitës.

Ajo dhe të dy anëtarët e tjerë të Këshillit, sekretari për mediat Anton Rodnenkov dhe sekretari ekzekutiv Ivan Kravtsov të hënën ishin zhdukur.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Belta”, citoi zyrtarë të policisë kufitare, ndërsa deklaronin se të tre anëtarët e opozitës ishin munduar të kalonin kufirin me një makinë të llojit BMW të martën në mëngjes, rreth orës 4:00.  

Këshilli i Koordinimit u krijua për të garantuar një transferim paqësor të pushtetit, pasi rivalja kryesore e presidentit Lukashenko, Svetlana Tikhanovskaya hodhi poshtë pretendimin e tij se ka fituar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit me 80 për qind të votave.

Rezultati zgjedhor ka shkaktuar protesta të shumta në të gjithë vendin, duke detyruar forcat e rendit të dhunojnë dhe të arrestojnë mijëra qytetarë.

Gjermania dhe Britania të hënën kërkuan informacion në lidhje me zhdukjen e Kolesnikovës, pasi aleatët deklaruan se ajo ishte rrëmbyer në rrugë nga disa persona të paidentifikuar.

Kolesnikova, 38-vjeçe, është një nga tre gratë e fushatës së Tikhanovskaya që qëndroi në Bjellorusi.

Tikhanovskaya u largua nga vendi nën presionin e autoriteteve dhe iu dha strehim në Lituani, ndërsa partnerja tjetër e fushatës së saj, Veronika Tsepkalo, tani është në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy