Mossaktësimi në Kodin Penal i gabimit mjekësor shpesh ka çuar ne dënimin e padrejtë të mjekëve. Kjo është arsyeja që Urdhrat e Profesioneve, ai i Mjekut, Infermierit dhe Stomatologut kërkojnë amendimin e Kodit Penal që aktualisht për gabimin mjekësor parashikon dënim deri në 7 vite burg. Në një intervistë për Tema Tv Presidenti i Urdhrit të Mjekut shpjegon arsyet e kësaj nisme dhe amendimet e kërkuara.



