Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë.
Gjergji Begaj, ekspert pronash; Edviol Kulluri, përfaqësues i Kuvendit të Dukatit; Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak, Vlorë, thanë se kjo zhvendosje do të sjellë kosto për qytetarët e Vlorës.
Gjergj Begaj
Vendimi i qeverisë vjen në disa aspekte. Ka disa anë pozitive, por nuk i kënaq 100% qytetarët. Problemi është sistemi hartografik.
Janë shpallur investitorë strategjikë në këto zona. Është pasuri kombëtare dhe nuk duhen dhënë leje. Të vihen në shërbim të turizmit dhe jo të vilave private. Nuk ka rëndësi nga vijnë fondet, rëndësi ka të vijnë në Shqipëri.
Gjergji Nika
Jam dakord që e-Albania mund të lehtësojë procedurat, por të mos harrojmë se ajo menaxhohet nga ASKHI dhe e dimë që ai është në qendër të korrupsionit. Kadastra e Vlorës u spostua pas vizitës së vajzës së Trump. Pra kanë dashur ta menaxhojnë vetë atë zonë. Në atë zonë ka interesa shumë të larta. Nuk mendoj që është zhdukje e korrupsionit se nëse do të ishte Rama do t’i pushonte të gjithë ata që ishin aty. Të gjitha presionet që i vijnë Kadastrës së Vlorës janë presione politike, jo individuale. Presionet vijnë nga çështje politike. Vlorës i është hequr e drejta nga çdo lloj institucioni. Ne i kemi shumë drejtori në qytete të tjera. Edhe porti i ri që po ndërtohet është i bllokuar nga SPAK-u. Vlorës po i hiqen të gjitha.
Ata duan ta kenë Kadastrën, e gjitha është bërë për të marrë arshivën. Kam dyshime se arkiva është marrë pa inventar.
Edviol Kulluri
Largimi i një administrate joproduktive mund të jetë gjë e mirë. Po kjo varet nga serioziteti që ka qeveria për të zgjidhur problemin e pronave. Ne nuk e kemi parë këtë seriozitet. Ka gabime të shumta, nuk mendoj që centralizimi do të japë ndonjë efekt pozitiv. Ne siç e kemi parë, qeveria qendrore nuk ka synime pozitive. Po ikin të gjitha institucionet. Na kanë lënë në mëshirë të autoriteteve qendrore.



