Bilardo në MCN- Bojaxhi zbulon shifrën e kripur që duhet për të ngjitur majat më të larta në botë: Duhen sponsorizime

Bilardo në MCN- Bojaxhi zbulon shifrën e kripur që duhet për të ngjitur majat më të larta në botë: Duhen sponsorizime

Gjergj Bojaxhi rrëfen për pasionin e tij për alpinizmin, duke qenë shqiptari i parë i ngjitur në Everest, ndërsa thotë se është një sport që e ka hobi.

Në një bisedë në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, Bojaxhi tha se kur ke objektiv ndonjë majë të lartë kërkon përgatitje të veçantë dhe e bën në mënyrë intensive, duke zbuluar se nga 7 majat më të larta në botë, ka ngjitur 5 prej tyre.

Ai tregoi se i kanë ngelur pa ngjitur Antarktida dhe Papua Guinea, ose Oqeania, për arsye se ka qenë e vështirë për të gjetur sponsorizime.

Këto të tjerat i kemi ngjitur me sponsorizime, se kërkon kosto shumë të larta për tu ngjitur. Kur shkon në maja të larta, ka shpenzime, do marrësh guida, kostot e avionit, në rastet si Antarktida dhe Everesti.

Pasion është dhe të ngjitësh malet e Shqipërisë, që nuk kanë kosto. Sponsorizimet janë për të mbuluar shpenzimet e ngjitjes, jo për të futur lekë në xhep.

Everesti për ta ngjitur shkon rreth 60 mijë dollarë për person, nga kjo 12 apo 15 mijë është vetëm kosto që të japë leje qeveria nepaleze apo kineze, varet nga do ngjitesh. Janë kosto shumë të larta.

Antarktida është kontinent i pabanuar duhet të organizosh avion dhe ekspeditë kastile. Për të ngjitur Antarktidën është të paktën 80 mijë dollarë.

Shumica që ngjitin Everestin janë njerëz me pasion që duhet të gjejnë sponsorizim. Kam 11 vjet që e kam ngjitur Everestin.

Janë njerëz që kanë një lloj tërheqje me natyrën, me alpinizmin, kërkon tipologjinë e caktuar, pasi bëhet me një grup të vogël, por është sport që nuk ka tifoz.

Dikur kam bërë dhe kacavarje shkëmbore. Është dhe e rrezikshme. Pjesa e ngjitjes së maleve është që t’i bën dhe kacavarje, por është vetëm një pjesë e ngjitjes që ti e bën.

Pjesën e kacavarjes para ‘90-ës e kam bërë rregullisht, ndërsa tani kërkon përgatitje më strukturore. Kërkon forcë mendore dhe karakteriale.

Ti mund të jesh duke bërë ngjitje, është ditë e mirë, kërkon vullnet për ta bërë dhe aftësi fizike. Elementët e karakterit dhe sfidës dalin kur ka një furtunë, dikush thyen këmbën.

Në grupin ku unë jam jemi një shoqatë, por nuk ka qëlluar. Por nga pjesëtarët e shoqatës kanë ndodhur.

Kur ndodhin ngjarje të tilla ti kupton karakterin e një njeriu, sa është i gatshëm një individ për ndihmë që do japë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy